Kovaçevski – Hotges: Inovacionet dhe investimet në industrinë e telekomit kontribuojnë në zhvillimin e ekonomisë së RMV-së

June 29, 2023

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, gjatë vizitës së tij në Berlin, realizoi takim me drejtorin kryesor ekzekutiv të Dojçe Telekomit, Timoteus Hotges.

Në takim, në të cilin mori pjesë edhe Nikolla Ljushev, drejtori kryesor ekzekutiv i Telekomit Maqedonas, u diskutuan për sukseset e arritura dhe planet e ardhshme të grupit Dojçe Telekomit, i cili në Republikën e Maqedonisë së Veriut që nga viti 2001 është në pozitën lider në mesin e telekomunikacionit nacional përmes operatorëve Telekomi Maqedonas, i cili ka kontribut të madh në ekonominë maqedonase. Një kompani është mbi të gjitha një shtytës i digjitalizimit në shoqëri dhe ajo që dallohet për të është aplikimi i teknologjive të reja. Në takim u theksua se viti i kaluar ishte vit i investimeve të mëdha, që mundësoi zgjerimin e rrjetit optik në Maqedoninë e Veriut, si dhe futjen e teknologjisë 5G nga Telekomi Maqedonas, pjesë e grupit Dojçe Telekom. Në takim u diskutua dhe u prezantuan gjithashtu mundësitë për zhvillim që ofron teknologjia 5G në shumë segmente të jetës shoqërore si dhe në biznes, e cila hap perspektiva të reja inovative në veprim.



Bashkëbiseduesit në takim theksuan rëndësinë e Gjermanisë si një vend që është një mbështetës i madh përmes kompanive të hapura në Maqedoninë e Veriut dhe kontribuon në tejkalimin e sfidave bashkëkohore ekonomike në vendin tonë. Në takim u tha se bashkëpunimi, si i shteteve, ashtu edhe i kompanive, shihet përmes rritjes së nivelit të investimeve dhe progresit në rritje të vendit tonë, në të cilin, natyrisht, rol të madh luan një kompani si Telekomi i Maqedonisë. Në këtë kontekst, Dojçe Telekom shprehu gatishmërinë për të vazhduar investimet në Maqedoninë e Veriut me investime specifike të mëdha në infrastrukturën digjitale të vendit.

Investimet e mëdha gjermane si Telekomi Maqedonas, përveç zhvillimit të ekonomisë, janë edhe një mundësi e shkëlqyer për të inkurajuar gjeneratat e reja të të rinjve që të punojnë në sektorin e telekomunikacionit, gjë që është e nevojshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Noizy publikon foton e kushëririt që i dogji 2 herë lokalin: Ky është Eraldo. U rrit në shtëpinë time. Akt terrorist!

Next Story

Barcelona me plan B nëse dështon transferimi i Brozovic

Latest from Ballina

Go toTop