Ballkani fiton bindshëm ndaj Tiranës në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Ohër

Skuadra e Ballkanit sot luajti një ndeshje miqësore në Ohër.

Ballkani u ballafaqua me ekipin e Tiranës sot, me ç’rast fitoi me rezultatin 3-1, shkruan GazetaBlic Sport.

Veton Tusha, Albion Rrahmani dhe Albin Berisha realizuan golat për ekipin kosovar.

Ja njoftimi i FC Ballkanit:

“Ka përfunduar miqësorja përgaditore në Ohër, ku me golat e Veton Tushës, Albion Rrahmanit dhe Albin Berishës e kemi mbyllur ndeshjen 3-1.
Skuadra do të vazhdojë intensivisht të përgaditet në këtë qytet të Maqedonisë së Veriut, që të jetë gati për kampanjën e Evropës.
Na priftë e mbara”, shkruan në njoftim.

/GazetaBlic Sport