Zyrtare: Havertz transferohet tek Arsenali

Kai Havertz ka përfunduar transferimin e tij prej 65 milionë funtesh te Arsenali.

Gjermani do të veshë fanellën e tij te Arsenali me nr 29 – siç bëri tek Bayer Leverkusen dhe Chelsea, përcjell GazetaBlic Sport.

Havertz i shkroi një letër lamtumire Bluve, ku fitoi Ligën e Kampionëve në vitin 2021.

Sulmuesi gjerman do të jetë një armë shtesë për Arsenalin në edicionin e ri.

/GazetaBlic Sport/