Largimi nga Arsenali? Flet agjenti i Jorginhos

Edhe pse është te Arsenali që nga janari i këtij viti, tani po përflitet për një largim të Jorginhos nga “Topçinjtë”.

Thuhet se skuadra e Lazios ka shprehur interesim në Jorginhon, dhe se po planifikon të bëjë një lëvizje për ta bindur atë të rikthehet në Serie A.

Por, si duket këto lajme do të mbeten vetëm spekulime, pasi që agjenti i Jorginhos, Joao Santo e ka bërë të qartë planin e mesfushorit italian.

“Nuk është se interesimi vjen nga Lazio, apo buxheti i tyre. Mund ta konfirmojë që Jorginho është shumë i lumtur te Arsenali”, tha Santo.

“Në planet e tona për sezonin e ardhshëm është vetëm Arsenali. Nuk ka bisedime me Lazion”, tha më tej Santo për “TV Play”.

Që prej se kaloi nga Chelsea te Arsenali, Jorginho ka arritur të bëjë 16 paraqitje për “Topçinjtë” duke regjistruar vetëm një asistim mbi emrin e tij.